Nga Peshkopia në protestë! Qytetari: Mbyllim muajin me borxhe, s’kemi bukë të hamë
Nga Peshkopia, një qytetar ka udhëtuar sot drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që mbahet në kryeqytet.
Ai thotë se ka shumë arsye që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim por më e rëndësishmja është vështirësia ekonomike për të përballuar jetesën e vështirë përballë rritjes së çmimeve.
“Nga Peshkopia! Për 1001 gjëra protestoj. Çmimet janë rritur në stratosferë. Është minimum me marrë një vaj, le të tjerat me pensionet dhe rrogat tona. Nesër që është ditë bajrami njerëzit nuk marrin dot një kg mish.
Jashtë shumë arsye që nuk mund t’i numërosh. E mbyllim muajin me borxhe. Asnjë send nuk ka. Blegtori nuk ka. Kryeministri të largohet sa më shpejt. Të hapë shpresën për këtë popull. Kushdo tjetër që të vijë ta bëjë më mirë”, shprehet ai.
KOHA JONË SONDAZH

