Nga predha antitank, te snajperi kundër Ardian Çapjes

Atentati i së hënës ndaj Ardian Çapjes në Elbasan, ishte i treti në radhën e atentateve kundër tij gjatë 5 viteve të fundit. Banesa e tij u qëllua me një predhë antitank, e cila nuk shpërtheu duke mos e vënë në rrezik jetët e tij. Atentati tjetër ndodhi brenda të njëjtit vit. Disa muaj më vonë, ai ishte para banesës kur ndaj tij u hap zjarr me breshëri automatike.

Autorët qëlluan nga një mjet në lëvizje, që për maskim kishte targa të falsifikuara dhe i ngjashëm me mjetin e një fqinjit të tij. Ardiani është vëllai i Sokol Çapjas, i ekzekutuar në vitin 2005, ngjarje që shënoi fillesën e një kalvari përplasjesh ndër vite, të shoqëruara me atentate, viktima dhe ngjarje kriminale të mbetura pa autor.

Ngjarjet kriminale në vijim morën jetë nga të dy fiset, ndër të tjera të vetë ish-policit Mema në Itali në mars 2015 dhe Agron Çapjas e dy të tjerëve në shkurt 2016 në Elbasan.

SHKARKO APP