Nga ”provokimi i luftës”, te ”grup i strukturuar kriminal”, akuzat e ngritura nga SPAK ndaj muxhahedinëve

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK-ut ushtroi kontrolle në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit, pas dyshimeve se anëtarë të opozitës iraniane kryenin sulmeve kibernetike.

Në dosje thuhet se pas hetimeve që ka zhvilluar Njësia “C” nga Hetimi i Krimit Kompjuterik, si edhe Drejtoria e Antiterrorit, SPAK ka regjistruar procedimin penal për disa vepra penale si “Provokim i luftës”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”. “Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Procedimi penal është regjistruar pasi SPAK, dyshon se Muhaxhedinët në Manzë kanë kryer sulme kibernetike në periudha të ndryshme ndaj shtetit të Iranit dhe institucioneve iraniane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal nr. 130, te vitit 2023, për veprat penale “Provokim i luftës”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”. “Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, te parashikuara nga nenet 221, 293/a, 293/b/c dhe 333/a të Kodit Penal”, thuhet në dosje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?