Nga qelia e burgut, Ervin Salianji depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Nga qelia e burgut të Fierit, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të përgjithsëm, të cilat vendosën dënimin e tij me 1 vit burg për ‘shpifje’.

Salianji asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur politike, prandaj edhe kërkon lirinë.

Ish-deputeti u dënua për dosjen Babale, ku bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun e njohur si Babale hodhën akuza ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohë, Agron Xhafajt, për trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agron Xhafaj pas akuzave në fjalë, në të cilat thuhej se ai ishte i dënuar në Itali për trafik droge, shkoi dhe kreu dënimin që kishte në vendin fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?