Nga qershori, nuk do të ketë më qese plastike

Eliminimi i qeseve plastike mbetet prioriteti i Ministrisë së Mjedisit. Për këtë Blendi Klosi ka theksuar mbështetjen e BE-së, si dhe ka sfiduar që Shqipëri të jetë vendi i parë në BE, që do t’i heqë nga tregu.

Blendi Klosi: Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike, përfundimisht në Shqipëri. 1 qershori i 2020 ta shënojë Shqipërinë si vendi i parë Europian, pa qese plastike edhe të kufizohet kjo në eksport, në import, në prodhim, tregtim edhe në përdorim. Pra është një nismë shumë e madhe. Po të shohësh direktivat që përkthehen në Shqipëri, direktivat kërkojnë një kënd tjetër, të vështirë dhe si të duash e lexon, edhe e përkthen. 

Ambasadori Luigi Soreca mbështeti nismën për Shqipërinë pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti.

Luigi Soreca: Është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin, nisur pak ditë më parë. Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të axhendës, pasi mjedisi është ndër prioritetet kryesore të vendeve të BE-së. BE ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në këtë përpjekje të madhe për kapitullin 27, të cilin Soreca e cilësoi më të vështirin, ndërlikuarin, edhe më të kushtueshmin.

Nga qershori në Shqipëri nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike, sa nga prodhuesit tregtarë dhe as nga vetë konsumatorët.

SHKARKO APP