Nga refugjat në biznesmen, ja historia prekëse

 

Miliona njerëz në mbarë botën janë në arrati për momentin. Dhjetëra prej tyre vdesin, të tjerë vuajnë nga uria, vetmia dhe varfëria. Një prej këtyre refugjatëve ishte edhe Abdul Halim al-Attar.

33-vjeçari ishte deri para pak muajsh një refugjat sirian, që mbërriti në kryeqytetin libanez, Bejrut, me dy fëmijët e tij. Për të mbajtur familjen gjallë, ai shiste stilolapsa në mes të të nxehtit përvëlues të Bejrutit.

Fotot e tij u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale. Ai mbante në krah të bijën, ndërsa në dorë stilolapsat. Kjo foto e bëri të famshëm dhe këtu nisi historia e tij e suksesit.

Një gazetar islandez, i quajtur Gissur Somonarson, hapi një llogari për të mbledhur 5 mijë dollarë për refugjatin sirian. Tre muaj më vonë, në llogari ishin mbledhur 188 mijë dollarë.

Attar vendosi t’i investojë dhe tani ai ka tre firmat e tij në Bejrut me 16 të punësuar.

“Nuk ka ndryshuar vetëm jeta ime, por edhe e fëmijëve dhe njerëzve të tjerë në Siri, të cilët ndihmohen nga unë,” thotë Attar.

25 mijë dollarë ai ua ka dërguar të afërmve dhe miqve në Siri, ku jeton akoma gruaja e tij. Me pjesën tjetër ka ngritur një furrë buke, një fast-food dhe një restorant tjetër të vogël.

Tanimë nuk jeton një një dhomë të vetme, por në një shtëpi me dy dhoma. Edhe pse ajo gjendet në një pallat akoma të pambaruar, vogëlushja 4-vjeçare Reem duket shumë e lumtur.

"Spiegel"

SHKARKO APP