Nga refugjat në kryetar bashkie në Gjermani, historia frymëzuese e sirianit
Kur refugjati Ryan Alsembl mbërriti në ishullin Lesbos, ai nuk e kishte idenë se vetëm tetë vjet më vonë do të bëhej kryebashkiak i një fshati në Gjermani.
“Ishte natë dhe nuk kishte asnjë dritë në brigjet e Lesbos,” kujtoi ai në një konferencë shtypi në Berlin përpara se të merrte detyrën.
“Disa orë më parë ishim në një qytet të zakonshëm mesdhetar në Turqi. Pastaj atmosfera ndryshoi, me të ftohtin, errësirën dhe sigurisht frikën që vjen me këtë lloj udhëtimi”.
Në moshën 29-vjeçare, Ryan Alsembl u zgjodh në mars si kryetar i këshillit bashkiak të fshatit Ostelsheim në Gjermaninë jugperëndimore. Ai mori detyrën në qershor.
Zgjedhja e tij ka një rëndësi historike: ai do të jetë i pari në mesin e qindra mijëra refugjatëve sirianë që gjetën azil në Gjermani në 2015 për të qeverisur një komunë në vendin pritës.
Kur mbërriti në Gjermani, ishte vetëm 21 vjeç. Ai ishte larguar nga Siria për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, i cili ishte i zhytur në luftë civile. Atje, ai takoi vëllain e tij, i cili tashmë kishte një vizë studentore.
Më pas, katër shokë të tjerë të tij gjetën strehim në Gjermani, por prindërit dhe vëllai i tij i tretë qëndruan në Siri.
U zgjodh kryetar bashkie me 55.41% të votave të një qyteti konservator gjerman.
Ryan Alsembl kaloi nga Lesbos në Greqinë kontinentale dhe përshkoi Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë me transport publik dhe në këmbë.
U deshën 12 ditë për të mbërritur në Gjermani. Ai mësoi shumë shpejt gjermanishten dhe bëri një stazh si nëpunës administrativ në bashkinë e Altengstedt, një fshat afër Ostelsheim.
“Nëse je në fshat, nuk ke mundësi”, tha ai. Në vitin 2022 ai arriti të marrë nënshtetësinë gjermane. Përvoja e mërgimit e bëri të merrte përgjegjësi jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.
Ryyan Alshebl arrived in Germany as a 21-year-old Syrian refugee in 2015 — he is now an elected mayor. pic.twitter.com/0qeFI3wbxo
— DW News (@dwnews) April 6, 2023
KOHA JONË SONDAZH

