Nga regjistri digjital tek zgjedhjet e partisë, Kongresi miraton vendimet

Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar ditën e sotme 5 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare.

Bëhet me dije se në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur gjithashtu edhe analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Një tjetër vendim i miratuar sot në Kongresin e Partisë Socialiste është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të PS si dhe hapja e partisë me një fushatë anëtarësimesh. Bëhet me dije se PS tashmë do të funksionojë një regjistër digjital.

Swiss Digital Desktop Reklama

VENDIMET E MIRATUARA NGA KONGRESI

Swiss Digital Mobile Reklama

Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?