Nga sekretar në moshën 26-vjeçare, te karriera me PS. Sot Alqi Bllako rrezikon burgun

Rrugëtimi politik i deputetit të PS-së Alqi Bllako ndaj të cilit SPAK kërkon arrestim për aferën e incerenatorëve, nisi në vitin 2013, ku vetëm 26-vjeç ai u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Por në shkurt të 2019, Bllako i bashkohet PS dhetTranzicioni e gjeti në një pozicion të ri, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime.

Në vitin 2021, kryeministri Edi Rama i besoi Alqi Bllakos një vend në kufirin e listës së sigurt për zgjedhjet parlamentare, duke e kandiduar në qarkun e Tiranës.

Përpos akuzave, Bllako arriti të zgjidhej deputet me plot 8753 vota, duke lënë jashtë parlamentit emra të njohur për socialistët, si Pandeli Majko dhe Ervin Bushati.

Akuzat ndaj tij për inceneratorët u intensifikuan dhe më shumë në Kuvend, por Bllakoi i quajti ato mashtrime politike. Për të dhënë dëshminë e tij, Bllako u thirr në SPAK në 18 shkurt 2022, ndërsa katër ditë më vonë u paraqit si dëshmitar edhe në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku refuzoi të përgjigjej.

SHKARKO APP