Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë së Himarës e të Lushnjës dhe një ish-efektivi të Operacionales. Të tre dyshohen nga SPAK si anëtarë të grupeve kriminale të kultivimit e trafikimit të kanabisit dhe akuzohen për kultivim dhe trafik të kanabisit, kryer në formën e grupit kriminal dhe për shpërdorim të detyrës.

Dy zyrtarët e policisë të pezulluar nga detyra, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj dhe ish-efektivi Erdit Hazizaj, mbajtën qëndrim mohues për akuzën. Ata pretenduan se SPAK nuk kishte prova të mjaftueshme për të lidhur emrat e tyre me disa kode të aplikacionit SKY ECC.

Prokurorët e SPAK pretenduan se tre të dyshuarit edhe i shpalluri në kërkim Ervis Dervishi, shefi i Policisë Kufitare Sarandë kanë mbajtur kontakte përmes këtij aplikacioni me anëtarët e dy grupeve kriminale, duke i vënë në dijeni për operacionet anti-drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një nga komunikime në SKY, të administruar në dosje, të dyshuarit shprehin shqetësim për bllokimin e një sasie prej 1.1 ton kanabis në Greqi, duke ju shkaktuar një dëm prej 1.7 mln euro, ndërsa në një rast tjetër thonë “e kemi punën me shtet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e këtij grupi kriminal ishin Kristo Qirici, i njohur edhe me emrat Jetmir Hoxha e Jetmir Qirici, vëllai Edmond Papës, biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë në vitin 2022 dhe Elidjon Alushaj, i njohur edhe si Kosta Alushaj. Ndërsa drejtuesi i grupit tjetër të goditur nga i njëjti hetim ishte Luiz Bala, që mbante edhe emrin Edmond Sinanaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?