Nga shkurti gjashtë atentate me vrasës me pagesë
Gjashtë atentate janë shënuar në më shumë se një muaj.
Prej fillimit të muajit shkurt janë regjistruar 5 atentate të cilat dyshohet se janë kryer nga vrasës me pagesë.
Më 1 shkurt u ekzekutua Shkëlzen Kastrati. Deri në këto momente në pranga ka rënë Albert Zaja ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Më 25 shkurt u ekzekutua Behar Sofia. Në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre dhe ekzekutori. Ky I fundit deklaroi se i ishin premtuar 50 mijë euro për këtë vrasje
Një tjetër atentat është ai ndaj Gentian Qarrit që u qëllua me 20 plumba më 6 shkurt.
Atentati në Gjon Menës por që fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm të lënduar
Një tjetër atentat iu bë prokurorit Arjan Muça fatmirësisht dështoi.Makinës së tij iu vu tritol.
Atentati i fundit është ai ndaj Mond Çekiçit, anëtar i ish-bandës së Durrësit, i cili u ekzekutua më 20 mars 2021.
/Ora News