Nga Shullazi tek Lul Berisha, Prokuroria çon në Gjykatë prova të reja për aktivitetin kriminal
Ndonëse më parë nuk është njohur asnjë lidhje mes dy emrave të përfolur të botës së krimit si ai i Emiljano Shullazit dhe Lulëzim Berisha, një shkresë e prokurorisë mbi një referim të policisë në shkurt të vitit 2016, zbulon të tjera fakte. Në këtë kohë që policia dhe prokuroria hetonin Lulëzim Berisha vuante dënimin në burg.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria ka depozituar 19 faqe prova shkresore, ndërsa sipas organit të akuzës, hetimi ka nisur për 2 grupe.
Në shkurt 2016 policia i ka çuar informacion Prokurorisë për veprimtarinë kriminale të Emiljano Shullazit, Lulëzim Berishës, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjan dhe Endri Zelën. I përfshirë në veprimtari kriminale sipas prokurorisë rezulton edhe Plarent Dervishaj. Pas kësaj shkrese të policisë u arrestua në vitin 2016 Emiljano Shullazi.
Të gjitha këto kanë dalë në seancën gjyqësore që është mbajtur sot në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
KOHA JONË SONDAZH

