Nga sot hyn në fuqi lëvizja e lirë Shqipëri – Kosovë
Nga sot ka hyrë sërish në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, e cila ishte pezulluar që nga 1 marsi. Kjo marrëveshje, e arritur ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, synon të thjeshtojë procedurat në kufi për automjetet me targa të të dy vendeve.
Sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje, mjetet që udhëtojnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve kufitare, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke mundësuar një kalim më të shpejtë dhe të lirë. Kjo praktikë, e vendosur fillimisht pranverën e kaluar, pati ndikim pozitiv gjatë sezonit veror duke reduktuar trafikun dhe kohën e pritjes.
Edhe për këtë vit, masa lehtësuese do të aplikohet për nëntë muaj, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë duhet të dorëzojnë dokumentet e identifikimit brenda ditës së sotme, për të siguruar një regjistrim të saktë të të dhënave të automjeteve.
Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të udhëtarëve në të dy anët e kufirit. Për të përballuar këtë situatë, autoritetet kufitare kanë vënë në punë të gjitha sportelet në dispozicion, me synimin për të shmangur pritjet dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë e pa pengesa.
KOHA JONË SONDAZH

