Nga sot lejohen grumbullimet deri në 50 persona

Sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP. Ministria e Shëndetësisë lajmëron se rregulli i ri hyn në fuqi nga sot. Në ambiente të jashtme do lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.

Nga 1 Korriku:

•Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

•Orari për muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

•Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatoreve apo pjesëmarresve, sipas protokolleve të IShP.

SHKARKO APP