Nga sot masa të rrepta kufizuese në Kakavijë! Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni për në Greqi?

Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Greqi, me disa kufizime. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej ditës së sotme (1 mars) deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë. Më parë në këtë pikë kufitare lejohej të kalonin 750 qytetarë, ndërsa ky numër tani është reduktuar në 400.

Gjithashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë. Ndërkohë pritet të ketë edhe reduktim në orarin e lëvizjes duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot. Kujtojmë se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?