Nga sot s’ka më zona të kuqe, hapen kufijtë, plazhet, parqet, palestrat dhe futbolli

Muaji qershor ka filluar për Shqipërinë me masa të reja lehtësuese të cilat u prezantuan disa ditë më parë nga vetë ministrja Manastirliu.

Nga sot hapen kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Tashmë gjithçka do të jetë e hapur përveç aktiviteteve kulturore, kinemave, teatrove, klubeve te natës, pishinave, grumbullimeve masive, dasmave, konferencave, dëgjesave publike, tubimeve.

SHKARKO APP