Nga sot të gjitha shërbimet publike do të ofrohen online në “E-Albania”

Nga sot, 1 Maj, për mbi 95% të shërbimeve publike të ofruara nga shteti, shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të dalin nga shtëpia. Këto shërbime do të ofrohen online në “E-Albania”, ndërsa do të marrë fund “epoka” e sporteleve.

Në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën, e po ashtu i jep fund edhe korrupsionit në këmbim të një shërbimi të caktuar.

Po ashtu, çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele.

Këto certifikata përveç gjuhën angleze dhe shqipe, do të jenë edhe në 4 gjuhë të tjera, greqisht, spanjisht, italisht, gjermanisht.

SHKARKO APP