Nga tani e tutje, do përdorim kartëmonedhat e reja (FOTO)
Aktualitet E Premte, 1 Tetor 2021 10:59
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar sot serinë e re të kartëmonedhës së re shqiptare. Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhës do të hidhet shumë shpejt në treg. Ai argumentoi se në treg do të hidhen kartëmonedhat e reja dhe së bashku me to do të jenë edhe ato ekzistueset. Kjo do ndodhë, deri në kohën që kartëmonedhat ekzistuese të mund të tërhiqen nga Banka Qendrore e të mbeten vetëm kartëmonedhat e reja.
KOHA JONË SONDAZH

