Nga të ardhurat e veta, universiteti i Mjekësisë rrit me 8% pagat e pedagogëve

Qeveria do të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit të Universiteteve. Këtij vendimi i është përgjigjiur pozitivisht gjatë ditës së sotme Universiteti i Mjekësisë.

Fillimisht Senati Akademik dhe më pas Bordi i Administrimit të këtij Universiteti vendosën të miratojnë nivelin e rritjes së pagave, sipas vendimit të Qeverisë.

Pra 8% e pagës së pedagogëve do të mbulohet nga të ardhurat e vetë Universitetit të Mjekësisë. Pjesa tjetër, 7% e rritjes mbulohet nga qeveria, rroga e pedagogëve të Mjekësisë do të pësojë një rritje me 15% në total.

SHKARKO APP