Nga tërmeti dhe pandemia, ekonomia shqiptare minus 1.4% në 2020

Shqipëria do të ketë rrudhje të Prodhimit të Brendshëm Bruto në masën 1.4 për qind. Banka Botërore është institucioni i parë financiar ndërkombëtar që bën një parashikim të pasojave ekonomike të pandemisë në këtë zonë të botës. Sipas Bankës Botërore, goditjen e parë ekonomia shqiptare e ka marrë që në nëntor të vitit të kaluar, kur llogaritet që të jetë sa 7.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dëmi i shkaktuar në pasuri fizike dhe humbje ekonomike

Parashikohet që të ketë rreth 1.4% humbje në Prodhimin e Brendshëm vetëm si pasojë e koronavirusit, pezullimit të lëvizjes, ndërprerjes së aktivitetit ekonomik normal të ndërmarrjeve, etj. Turizmi dhe transporti do të pësojnë një shok të vërtetë, thuhet në raport.

Zgjatja e situatës në Europë do të ndikojë negativisht si në tregtinë e jashtme, ashtu edhe në hyrjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri apo prurjeve valutore nga emigracioni. Vlerësimi i Bankës është që në vitin 2021 ekonomia shqiptare t’u kthehet shifrave pozitive, duke kaluar mjaft rezultatet e viteve të fundit, me një nivel 6.6 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?