Nga Tinka Kurti te Alfred Moisiu, personalitetet që do të marrin sot dozën e parë të vaksinës

Ashtu siç edhe kishte parajmëruar kryeministri Edi Rama, këtë të dielë do të bëhet vaksinimi i personaliteteve të moshuar mbi 80 vjeç.

Në stadiumin “Air Albania” u panë të mbërrijnë Tinka Kurti, Sherif Merdani, Pirro Milkani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Besim Elezi, Fedhon Meksi, të cilët do të marrin dozën e parë të vaksinës.

Rama ka deklaruar se brenda marsit do të vijnë 40 mijë doza Pfizer.

SHKARKO APP