“Nga Toka në Tryezë”, Rama: Produktet Made in Albania në Panairin e 30-të ndërkombëtar
Kryeministri në një publikim që ka bërë në rrjetet sociale, ka prezantuar iniciativën “Nga Toka në Tryezë”, që produktet Made in Albania prezantohen në Panairin e 30-të ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit.
Në kuadër të Panairit të 30-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit, iniciativa “Nga Toka në Tryezë” po promovon produktet Made in Albania, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për prodhimet vendase dhe vlerësimin e tyre në tregun ndërkombëtar. Kjo platformë synon të lidhë prodhuesit shqiptarë të bujqësisë dhe ushqimit direkt me konsumatorët dhe tregjet e huaja, duke nxjerrë në pah cilësinë dhe diversitetin e produkteve të freskëta, bio dhe tradicionale shqiptare.
Në panair prezantohen produkte nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke përfshirë vajin e ullirit, mjaltin, bulmetin, verën, dhe prodhime të tjera të veçanta që përfaqësojnë trashëgiminë e bujqësisë shqiptare. Kjo nismë jo vetëm që ndihmon në promovimin e Shqipërisë si destinacion i prodhimeve bio, por edhe krijon mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë vendase përmes eksportit të këtyre produkteve të cilësisë së lartë.
Albert Vataj