Nga vdekjet, te infektimet dhe pacientët, Covid-19 e mbylli me 4 përmbysje javën në Shqipëri

Shifrat e fataliteteve dhe infektimeve nga koronavirusi në javën e fundit kanë pësuar një ulje të ndjeshme në vendin tonë. Numri më i lartë i vdekjeve ka qenë të martën me 13 humbje jete, ndërsa dita që shënoi shifrën më të ulët ishte e mërkura me 6 pacientë që ndërruan jetë.

Infektimet këtë javë kulmin e kishin ditën e premte me 553 raste, më pak kishte të shtunën 375, ndërsa më shumë testime kishte të martën, 2420. Sa i përket të shëruarve rekordi i javës u arrit të mërkurën me 550 raste, edhe pse llogariten prej disa javësh automatikisht kur kalon 14 ditë nga momenti i infektimit.

Një tjetër e dhënë që ka tërhequr vëmendjen është fakti që pas shumë kohësh 4 herë brenda kësaj jave numri i të shëruarve ishte më i lartë se i të infektuarve. Gjithashtu numri i pacientëve në spital ka qenë i qëndrueshëm dhe ka ardhur në ulje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat e javës nga koronavirusi në Shqipëri
27 Dhjetor-2165 testime, 499 raste, 10 humbje jete, 384 të shëruar, 316 pacientë
26 Dhjetor-1889 testime, 375 raste, 9 humbje jete, 391 të shëruar, 324 pacientë
25 Dhjetor-2184 testime, 553 raste, 9 humbje jete, 514 të shëruar, 309 pacientë
24 Dhjetor-2198 testime, 510 raste, 8 humbje jete, 477 të shëruar, 346 pacientë
23 Dhjetor-2210 testime, 503 raste, 6 humbje jete, 550 të shëruar, 337 pacientë
22 Dhjetor-2420 testime, 389 raste, 13 humbje jete, 497 të shëruar, 344 pacientë
21 Dhjetor-1908 testime, 422 raste, 10 humbje jete, 631 të shëruar, 379 pacientë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?