Nga veriu në jug, pensionistët dalin pas 6 javësh izolim. Ja situata (VIDEO)

”Vetëm ai që e ka humbur lirinë, e di se çfarë do të thotë liri”. Nga veriu në jug, këtë të shtunë rrjetës së izolimit i shpëtuan të moshuarit. Në Kukës gjyshet e gjyshërit, ishin më të privuarit për javë të tëra për të qëndruar të mbyllur në banesat e tyre dhe sot ata shijuan diskriminimin pozitiv nga ana e qeverisë. Të gjithë në karantinë, përveç pensionistëve. Shkodranëve nuk i hyn në sy pa rininë në rrugë. Edhe Durrësit e Vlorës i ka buzëqeshur dielli këtë mëngjes. Ecejaket buzë detit nuk kanë munguar, në respekt të distancimit social. ”Liqeri” i Lasgushit i ka nxjerrë pogradecarët për të shijuar lirinë dhe qetësinë e valëve. Pas kaq shumë javësh izolimi, kërkesa e tyre mbetet minimaliste, të paktën një herë në javë të mund të shijojnë lirinë e lëvizjes.

Nga veriu në jug, pensionistët shijojnë lirinë e lëvizjes pas 6 javësh izolim

SHKARKO APP