Nga Vlora, Basha: Vetëm të zhdukur 18 persona
Nga Vlora, aty ku opozita po zhvillon ”Kuvendin” e saj, kreu i PD-së, Lulzim Basha, foli për situatë që i përngjan luftës. Basha tha se vetëm në 12 muajt e fundit Vlora është përballur me një bilanc lufte që i atribohet përplasjes së klaneve kriminale. Teksa iu referua statistikave, kreu i PD-së tha se vetëm persona të zhdukur janë 18, 3-fish më shumë se në çdo qark tjetër. E gjitha kjo situatë, sipas Bashës, vjen për dy arsye: Rama ia besoi Vlorën fillimisht Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.
Pjesë nga deklarata
Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte i cili i atribuohet drejtëpërdrejtë klaneve kriminale Habilaj, Xhafaj dhe kriminelëve të tjerë që kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre ku dhunojnë, vrasin , bëjnë presion e ushtrojnë terror mbi qytetarët pa u hyrë gjëmb në këmbë nga policia e bërë njësh me kriminelët.
Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeçar. 5 makina janë djegur apo hedhur në erë.Sipas të dhënave që mbahen sekret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës 18 persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, 3 fish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër të marrë së bashku në gjithë territorin e Shqipërisë.
Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye.Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.Po të gjithë e dimë se nëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën me vëllain e tij.I dyti nuk mjaftohet me drogën, u ka dhënë mundësinë bashkë të dënuarve të vëllait të tij të kapin dhe zotërojnë 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit me anë të cilës pastrohen paratë e pista të krimit. Ekonomia e Vlorës është në kolaps, papunësia në nivel rekord.
Jemi një shtet ku policia dhunon qytetarët për të mbrojtur oligarkët siç ndodhi para dy ditësh në Jalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm.Çlirimi i parlamentit të ozurpuar nga kriminelët dhe hajdutët përmes mobilizimit të qytetar, mobilizimit të sovranit është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.
KOHA JONË SONDAZH

