Nga vr*sja e kunatit me bukë në gojë, tek polici i ri! Fisi Mërnica që ka trashëgimi kri*et
Burrat e familjes Mërnica, janë të akuzuar e dënuar për vrasje. “Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Babai i Kiri Mërnicës ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë”, thotë Dukate Selimi. Nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në 2019 nga Kiri Mërnica, dhe ky i fundit vëllai i Azganit që i mori jetën efektivit në FIer.
“Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje”, thotë nëna e Florianit. Për këtë arsye familja e saj, por dhe shumë të tjera e kanë lënë fshatin Sulaj. Dukate thotë se ata nuk janë vetëm, ka të tjerë më armë e që nuk mund tu afrohesh.
Kiri Mërnica bashkë me Sadri Selacin, në vitin 2019-të masakruan me thikë Florian Selimin, djalin e Dukates. E masakruan me thikë dhe trupin ia hodhën në një kanal, ku u gjet pas disa orësh kërkime. Mërnica dhe Selaci ndodhen në burg me nga 19 vjet burg.
Media ”Report Tv”, shkruan se Mërnicët të mbështetur politikisht prej vitesh, kanë patur pushtetin për të terrorizuar dhe përzënë nga fshati çdo kënd që u dilte kundër. Të ardhur nga Hasi në Fier, babai i tij, Petrit Mërnica, i cili kishte bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit, duket se nuk ka mundur të mos ua trashëgoi djemëve vrasjen. Djali i tij i madh ndodhet në burg në Gjermani.