Ngacmimet seksuale, 38% e grave dhe vajzave ndihen të rrezikuara
38% e grave dhe vajzave janë të rrezikuara nga ngacmimet seksuale në hapësirat publike në Shqipëri. Të dhënat janë publikuar nga Organizata UN WOMEN e cila ka intervistuar 750 gra e vajza në tri Bashki të vendit atë të Tiranës, Durrësit e Fierit.
Agustela Nini: Nga numri i grave dhe vajzave të anketuara, vetëm 16 për qind kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë dhe fatkeqësisht shumica prej këtyre, kanë kërkuar ndihmë tek të afërmit dhe jo tek institucionet shtetërore.
Pabarazia gjinore është shkaku kryesor i ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore por po ashtu edhe mangësitë në infrastrukturë.
Nini: Nga ana tjetër, jo favorizues për situatën janë edhe faktorë të tjerë, si mungesa e ndriçimit të rrugëve dytësore, hyrjet në shtëpi dhe në autobus, shtëpitë e braktisura dhe mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe transporti publik i mbipopulluar sidomos në Tiranë.
Në lidhje me këtë fenomen mungojnë raportimet në institucionet përgjegjëse ndërsa Organizatat në mbrojtje të të drejtave të grave apelojnë për parandalimin e këtij fenomeni por edhe ofrimin e shërbimit të kualifikuar për gratë dhe vajzat që janë viktimë e ngacmimeve seksuale.
KOHA JONË SONDAZH

