Ngacmimet seksuale në Tiranë, zonat e rrezikuara qendra dhe Astiri

Një studim i institutit Idra dhe UN Woman sjellin fakte tronditëse për ngacmimet seksuale të vajzave dhe grave në disa qytete të Shqipërisë. Studimi i titulluar “Ngacmimi seksual dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri” duke trajtuar këtë fenomen sjell me detaje shkaqet e ngacmimeve të kësaj natyre.

Studimi është përqëndruar në sigurinë e hapësirave urbane të bashkive në Tiranë, Durrës dhe Fier. Për efekt të këtij studimi në qytetin e Tiranës janë zhvilluar gjithsej 350 intervista me gra dhe vajza, në zonën e Astirit dhe në qendër.

Studimi mbërrin në përfundimin se, faktori më i lartë i rrezikut për zonën e Astirin konsiderohet të jetë mungesa e mjediseve të sigurta për gratë dhe vajzat, sidomos mbipopullimi i autobusëve. Ndërsa për qendën e Tiranës, faktori më i lartë i rrezikut konsiderohen të jenë burrat dhe djemtë që konsumojnë substanca narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër problematikë që ky studim evidenton është rreziku si pasojë e ndriçimit të pakët në zona të ndryshme në kryeqytet, dhe mungesa e theksuar e policëve, sidomos në zonën e Astirit, fenomen që vërehet edhe në qyetete të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?