Ngacmimi seksual i 2 të miturave në Pogradec, autor i dyshuar drejtori i shkollës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 59-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza 14-vjeçare.

Sipas burimeve të A2, i akuzuar për ngjarjen është 59-vjeçari Adriatik Haxhillari, me detyrë drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë.

Policia e Pogradecit ka mundur të marrë informacion nga vajzat, në prani të psikologeve, se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit: “U lodhët sot?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se Zyra Arsimore ka marrë masën e pezullimit për drejtorin dhe po priten hetimet policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë. Ai akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?