Ngacmoi nxënësen, gruaja e mësuesit: Kishte varësi nga alkooli
Bledar Duro, është mësuesi i shkollës 9-vjeçare ”Sotir Gurra”, i arrestuar nga policia e Korçës për ngacmime seksuale ndaj një nxënëseje. Ai dyshohet se prej kohësh kishte krijuar varësi nga alkooli.
Këtë fakt e nënvizon edhe bashkëshortja e tij, e cila shpjegon edhe gjendjen në të cilën ai ndodhej dhe përpjekjet që po bënte për t’u shkëputur nga kjo varësi. Hetimet e nisura ndaj këtij të fundit, pas denoncimit të nxënëses, pritet të verifikojnë nëse problemet me alkoolin kanë ndikuar në sjelljen e tij apo nëse është një tentativë për të justifikuar ngacmimet seksuale ndaj nxënëses.
”Bashkëshorti im ka kaluar prej një viti në gjendje depresive, alkoolike, të rënduar, gjë që e çoi deri në këtë pikë. Gjatë procesit mësimor bënte luftë me veten e tij, sepse ata që e dinë ç’është alkooli, e dinë shumë mirë se një njeri i alkoolizuar, të qëndrojë i pa dehur gjatë ambienteve, për orare, 8 orë, ose 6 orë, në ambientet shkollore, që ajo shkollë është e nderuar nga një staf pedagogjik shumë i kualifikuar dhe me një drejtor shumë të mirë.
Ata e dinë shumë mirë, që Bledi në ambientet e shkollës nuk shkonte i dehur me alkool të konsiderueshëm, që të bënte veprime jo të denja. Kjo ka qenë vetëm një gjendje debulese dhe gjendje dobësie e tij, e shkaktuar nga alkooli. Gjë që ne do ta vërtetojmë me dokumente, ku ai ka bërë shtrime të herëpashershme në spitale për varësi të alkoolit”, thotë bashkëshortja e Duros.