Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, kapet polici (Kujdes! VIDEO Skandaloze)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një punonjës policie, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Mësohet se në pranga ka përfunduar shefi i policisë së zonës Grumiere në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti.

Kanë qenë familjarët, që denoncuan rastin pasi kanë parë videot në telefonin e vajzës, që inspektori i policisë i kishte dërguar duke e ngacmuar seksualisht. Ata kanë shkuar në komisariatin e policisë ku denoncojnë se nuk janë pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i ka kërcënuar, më pas e denoncuan rastin në media.

Pas denoncimit të rastit, policia ka arrestuar efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që regjistrohet në pak kohë, pasi pak javë më parë u zbulua rasti i Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?