Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura tek Kodrat e Liqenit, pranga 57-vjeçarit

Policia e Tiranës prangosi sot një 57-vjeçar, pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht dy vajza, nën moshë. Burime zyrtare bëjnë të ditura, se i arrestuari është Arian Bakiri, nga Tirana.

Ngjarja ndodhi tek kodrat e Liqenit Artificial, ku 57-vjeçari është denoncuar prej tyre se ka kryer veprime të turpshme, duke ngacmuar seksualisht vajzat me inicialet M.B., 16 vjeçe, dhe Dh. F., 15 vjeçe, nga Tirana.

Sipas policisë, ndaj Bakirit pas arrestimit i rëndon akuza e “veprave të turpshme me të mitura”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?