Ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, gjykata lë në burg policin
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin policin nga Malësia e Madhe të akuzuar për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.
Berhan Bajrakurtaj i mbrojtur nga avokati Xhelal Kraja do të qëndrojë në burg për 30 ditë të tjera. Kështu ka vendosur gjyqtarja e çështjes Irida Kacerja, duke aprovuar kështu kërkesën e prokurorit Vat Staka në një seancë me dyer të mbyllura.
Avokati i Bajrakurtaj kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.
KOHA JONË SONDAZH

