Ngacmoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare, dënohet me 3.6 vite burg mësuesi

Është dënuar me 3.6 vite burg mësuesi Neshat Tepelena, i akuzuar për ngacmimin seksual të nxënëses 11-vjeçare.

Mësuesi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore gjatë dhënies së vendimit.

Neshat Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij në shkollën 9 vjeçare “Ali Hajdini”, të fshatit Kalasë të Delvinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në denoncimin për Ora News, vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti u denoncua nga familjarët dy muaj pas ngjarjes, në prill të 2018.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve.

Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.

Por 61-vjeçari u lirua nga burgu në qershor të 2018. Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë, Prokuroria kërkoi burg pa afat deri në daljen e analizëve, por trupa gjykuese vendosi vetëm detyrim paraqitje për mësuesin.

Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?