Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë
Një 60-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
”Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë gazetari i Ora News Edi Ruçi, informon se 60-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme (24 qershor) pasi 2 ditë më parë gruaja e tij së bashku me vajzën e kanë denoncuar në komisariat.
60-vjeçari njihet edhe si përdorues alkooli.
Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë dhunë në familje vuri në pranga edhe dy shtetas të tjerë:
Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.