Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, 6 vite burg babait nga Korça

Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vite burg një 36-vjeçar, i cili ngacmoi seksualisht vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë, ku shtetasi E. Sh. u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmime të përsëritura ndaj së bijës së mitur.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore u konfirmua se babai kishte ngacmuar seksualisht 5-vjeçaren.

Në lidhje me ngjarjen, gjykata shpalli fajtor 36-vjeçarin nga fshati Leminot, mbi të cilin rëndojnë akuzat e rëndë të kryerjes së veprave të turpshme me vajzën e tij të mitur dhe dhunë në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?