Ngacmonte ish-të fejuarën me profile falso në Facebook, e pëson vlonjati

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, për shkak se përndiqte ish-të fejuarën e tij.

Ai i hapte asaj adresa fallso në rrjetet sociale, që kishin për qëllim prishjen e imazhit të saj.

Shtetasi S.K do të akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?