Nga*monte 12-vjeçaren, burg për Anesti Salën: Kam pasur debat me…

Këtë të hënë para togave të zeza në Korçë doli Anesti Sala, i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe përndjekur një 12-vjeçare. Gjatë seancës ku gjykata i caktoi ”arrest me burg”, ai ka thënë se ka pasur një konflikt me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë gjyshja e së miturës ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin, por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Anesti Salën, i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.

59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 13-vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, ka qenë në gjendje të dehur.

Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture pas denoncimit të familjarëve të saj.

SHKARKO APP