“Ngec” harta e re, Strasburgu bllokon uljen e çmimeve për pronat

 

Përgjigja zyrtare nga Gjykata e Strasburgut për formulën e re të propozuar nga Qeveria për kompensimin e ish-pronarëve, nuk do jepet përpara dhjetorit të këtij viti. Burimet kanë konfirmuar për gazetën “Shqiptarja.com”, se drafti i Qeverisë do t’i dërgohet për vendim Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, dhe vetëm pas kësaj procedure do merret në shqyrtim nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

“Sipas procedurave standarde, projektligji duhet të miratohet fillimisht nga Qeveria e më pas nga Kuvendi. Pas kësaj Ligji do të paraqitet në Komitetin e Këshillit të Ministrave, i cili do ta marrë në shqyrtim, për t’ia kaluar për vendimin përfundimtar Gjykatës së Strasburgut”, saktësuan zyrtarët.

 

SHKARKO APP