Ngec Vetting-u në Polici, shkak koordinimi me institucionet
Mos-koordinimi mes institucioneve dhe një serë problematikash tjera janë bërë shkak për zvarritjen e procesit të vettingut në polici. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit gjatë raportimit në Nënkomisonin e Sigurisë, foli për hapat që janë ndjekur gjatë këtij procesi si dhe problematikat e hasura. Janë të paktën 3 institucione, që sipas kryetares së komisionit të jashtëm të vlerësimit që kanë krijuar vonesa në procesin e vlerësimit të drejtuesve të lartë të bluve.
”Momentalisht komisioni është në tratativa me QKB për firmosjen e një marrëveshje që do procedohen më shpejt ardhjet e përgjigjeve. Kemi përgjigje të munguara nga Prokuroria e Përgjithshme që na ka penguar ne finalizimin e një hetimi në fund. Nëse flasim për institucione në të cilat ne kemi vështirësi në leximin e informacionit që na vjen, çka na ka çuar ne një fazë të dytë të kërkimit të një informacioni nga këto institucione, kryesisht lidhet me institucione si SHISH”.
Ndonëse ligji për Vetting-un është ndryshuar dy herë, fondi i përcaktuar nuk është i mjaftueshëm pasi ka mungesa në stafin e komisionit të jashtëm. Puna e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka nisur që në muajin shkurt, ndërsa pranë këtij institucioni kanë nisur dhe denoncimet e para për efektivët e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

