Ngërçi i parë për zgjatjen e Vetting-ut, PD braktis mbledhjen

PD-ja braktis mbledhjen e përbashkët të këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve, i cili mori në shqyrtim propozimin e PS për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e afatit të organeve të Vetting-ut.

Për PD mbledhja duhej shtyrë dhe të unifikohen të dyja propozimet, ai i maxhorancës për zgjatjen e afatit të Vetting-ut dhe propozimet e PD për disa ndryshime në Kushtetutë, si Vetting-u në politikë, ndarja administrative territoriale dhe sistemi zgjedhor.

Maxhoranca vendosi mosbashkimin e ndryshimeve duke vijuar diskutimin vetëm për propozimin e saj. Kjo bëri që PD të largohej nga salla. Mbledhja vijon pasi kuorimi është.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?