Ngërci mes PD dhe LSI për Komisionet, ende pa zgjidhje
Të hënën nuk nisën punët Komisionet Parlamentare. Ngërçi lidhet me mosplotësimin e vendeve në komisione me anëtarët që i takojnë LSI. Kjo forcë politike me 4 deputetë në Kuvend, ka dërguar propozimet për pjesëmarrje në 3 Komisione Parlamentare.
PD-ja mban një qëndrim të pandryshuar, duke thënë se është PS-ja që duhet të lirojë vende për LSI-në. Kjo kundërshtohet nga socialistët pasi me këtë logjikë PD-ja kontrollon shumicën e anëtarëve në komisione në një kohë kur nuk është shumicë në parlament.
Në seancën e radhës të parlamentit këtë çështje socialistët pritet ta zgjidhin përmes forcës së 74 votave që kanë në Parlament. LSI-ja tha se mbeti pa vende në komisione pasi nuk ishte njoftuar, ndërsa PD-ja shpejtoi të zinte këto vende.