Ngërçi për Shullazin, KLGJ letër Kuvendit

Prej më shumë se një viti procesi për grupin ”Shullazi” ka ngecur në Apel. Mbi këtë ngërç, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur shqetësimin, gjyqtarët janë duke pritur shpjegime nga Kuvendi i Shqipërisë, për të bërë ndryshimet ligjore. Ligji parashikon se në gjykatën e posaçme të Apelit nuk mund të zhvillojë gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për tu përgjuar.

Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Më herët pjesë e trupës gjykuese kanë qenë Etleva Temo dhe Artur Kalja, por duke qenë se ata nuk i janë nënshtruar ligjit të posaçëm ata nuk mund të nisin procesin në gjykatën e posaçme të Apelit.

”Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e Apelit është 63, ndërsa në janar 2020, ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy gjyqtarë, të cilët në dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lirë në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 pozicione të lira”, thuhet ndër të tjera në propozimin e KLGJ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot seanca u shty për shkak të mosformimit të trupës sepse ishte e pranishme vetëm gjyqtarja Albana Boksi. Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?