Ngjarja e Golemit, djali të atit: Të lutem, mos e vrit mamin

Fadil Kasemi, 51 vjeç, ka tentuar dje të vrasë ishbashkëshorten e tij 31-­vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Golem dhe për më tepër, në sy të djalit të çiftit.

Gjyqtarja 31-­vjeçare me inicialet F.H, kishte shkuar në Golem për të pushuar me të birin.

Në mesditë, atyre u është bashkuar edhe Kasemi.

Në debat e sipër 51-­vjeçari ka goditur me grusht djalin, duke e rrëzuar në rërë.

Më pas ka qëlluar disa herë me grushta ish-­bashkëshorten e tij, duke i lënë dhe shenja në fytyrë. Në momentit kur 51 vjeçari po tentonte të nxirrte pistoletën, një pushues e neutralizoi dukje ia rrëmbyer nga dora armë dhe duke parandaluar një krim të mundshëm.

“I kapi duart e i tha çfarë po bën. E goditi dhe e uli në gjunjë, ndërsa pistoletën ia dha gruas e cila e çoi në komisariatin e Golemit, gati 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi”, dëshmon një pushues. Ndërsa gjatë këtyre momenteve, djali i lutej të atit “Mos e vrit mamin”.

Nga ana tjetër, 31-­vjeçarja e terrorizuar iu drejtuar ish­-bashkëshortit “mos e lër djalin jetim”. 

SHKARKO APP