Ngjarja me 3 jetë të humbura në Memaliaj, Soko: Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet
Pano Soko, Kryetar i kryesisë “Nisma Thurje”, flet për atentatin me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, ku thotë se grupet kriminale po tentojnë të përdorin të gjithë vendin në funksion të ekonomisë së tyre. Ai tha se janë jo pak, por 4.8 mld euro, që kjo ekonomi e krimit, që është shumë më e madhe se çdo industri tjetër në vend, do të krijojë përplasje. ”Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet. Nëse në këtë vend qarkullojnë 4.8 mld euro, që kalon çdo shumë të ekonomisë shqiptare, natyrisht që do të kemi përplasje të tilla. Kush e lejon krijimin e këtij mjedisi, këtij ambienti? Natyrisht që qeveria”, tha Soko.