Ngjarja në Elbasan, Mediu: Përveç Policisë, ka edhe një strukturë të krimit të organizuar që bashkëpunon me Ramën

Kryetari i PR-së dhe kandidati për deputet nga lista e PD në Tiranë Fatmir Mediu ishte i ftuari i gazetares Matilda Mcini në Ora News.

Fillimisht, Mediu u ndal te ngjarja e rëndë në Elbasan me 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Ai hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste duke u shprehur se ka ngritur një strukturë paralele me anëtarë të krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pëveç strukturës policore, Shqipëria ka edhe një strukturë të mirëorganizuar militare e krimit të organizuar që është në bashkëpunim me Edi Ramën në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo filloi të strukturohej gjatë mbjelljes së kanabisit dhe më tej me trafikun e drogërave të rënda. Është një strukturë kriminale që kontrollohet dhe menaxhohet nga struktura të PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa dyshim, në këto momente zgjedhore, ata janë të angazhuar në shit-blerjen e votës, në intimidimin e votuesve, në intidimidimin e krahut të djathtë të administratës publike prandaj e kam ngritur kërkesën që opozita, siç është e organizuar sot, duhet të jetë e organizuar në çdo qendër votimi për të mos lejuar blerjen dhe manipulimin e votave dhe intimidimin e votuesve.

Ajo që ndodhi në Elbasan tregon qartësisht se strukturat e krimit të organizuar janë të njësuar me strukturat lokale e qëndrore të PS-së dhe asaj që nga ngelur nga PS-ja dhe me strukturat e shtetit. U provua edhe gjatë Ditës së Verës. Edi Rama doli fare hapur në mbështetje të strukturave kriminale”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?