Ngjarja në Karaburun dhe një vendim ku Shqipëria listohet me Mongolinë

Ngjarje si ajo e sotmja në Karaburun ngrenë alarmin mbi nivelin e sigurisë së lundrimit me anijet shqiptare.

Disa muaj më parë kaloi pa u vënë re një vendim penalizues për Shqipërinë në këtë fushë.

Flamuri Shqiptar ka rënë në listën e zezë të performancës së “Paris MoU”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit, mbajtur në muajin maj të këtij viti në Shën Petersburg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij vendimi, çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të targetohet automatikisht si anije me rezik të lartë lundrimor dhe do të inspektohet me imtësi nga autoritetet e portit të prekjes.

Kjo është arsyeja pse shumë mjete lundrimi me pronarë shqiptarë veçanërisht ato me qëllim përdorimi turistik, për të shmangur telashet dhe kontrollet, lundrojnë me flamuj të huaj.

Vendimi i marrë është një hap pas në aspiraten e Administratës Detare Shqiptare për të qenë anëtar i Memorandumit të Parisit, kusht kryesor i së cilit është që performanca e flamurit duhet të jetë në listën e bardhë ose gri gjatë 36 muajve të fundit.

Pjesë nga vendimi: Flamuri shqiptar në lundrim përfaqëson standarde të njëjta me Mongolinë

Lista “White, Grey dhe Black (WGB)” paraqet spektrin e plotë të flamujve, përsa i përket seriozitetit të shtetit që përfaqëson në fushën e lundrimeve detare.

Lista bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe trevjeçare.

Në 36 muajt e fundit përpara marrjes së vendimit, flota e anijeve me flamur shqiptar i është nënshtruar 69 inspektimeve nga ku kanë rezultuar 12 ndalime (detention) për sigurinë lundrimore.

Ky raport ka bërë që flamuri shqiptar të kalojë nga lista gri në listën e zeze të Memorandumit të Parisit.

Dita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?