Ngjarja në plazhin e Llamanit, 16-vjeçari u nxorr nga deti pa ndjenja. Ai dhe shoku po bënin xhiro me motor deti
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në plazhin e Llamanit, ku një i mitur 16-vjeç është nxjerrë nga deti pa ndjenja.
Dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë dy shokë të cilët po bënin xhiro me motor deti, por disa minuta më pas, njëri prej tyre është nxjerrë nga deti pa ndjenja dhe i gjakosur.
Plazhistët mundohen t’i japin të riut ndihmën e parë. Më pas në vendngjarje. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit me ambulancë. Është e paqartë si ka ndodhur aksidenti në det.