Ngjarja në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam dy-tre të shtëna!

Të shtënat me armë zjarri që janë dëgjuar këtë të hënë në zonën e plazhit në Radhimë kanë trembur pushuesit.

Një prej tyre, nga Norvegjia, ka folur për mediat the tha se pushuesit nisën të vraponin sapo dëgjuan të kriste arma. Sipas tij, janë dëgjuar 2-3 të shtëna armësh.

“U larguan me vrap, të tjerët u fshehën këtu. Kishte shumë njerëz në plazh në ato momente”, tha turisti norvegjez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk ka konfirmuar për të lënduar, por dyshohet për një person që mund të ketë marrë plagë nga të shtënat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?