Ngjarja në Seman/ Agresorët përdhunuan jo vetëm vajzën, por edhe të fejuarin e saj

Sipas hetimeve të prokurorisë, më 20 tetor, ata kishin shkuar në pyllin e Semanit rreth orës 14:00.

Ata kanë parkuar makinën në brendësi të pyllit dhe mendohet se kanë bërë seks.

Në momentet kur ata kanë qenë të zhveshur, janë shfaqur dy persona të maskuar dhe me armë.

Ata i kanë lidhur dhe, sipas prokurorisë, kanë përdhunuar jo vetëm vajzën 20-vjeçare, por edhe të fejuarin e saj 27-vjeçar.

Pas kësaj, ata u kanë marrë paratë dhe telefonat celularë, por edhe rrobat.

Dy të rinjtë e dhunuar, pasi janë liruar me vështirësi vetë, kanë gjetur disa qese plastmasi mbeturinash për t’u mbuluar. Siç kanë qenë ashtu, ata kanë shkuar në postën e policisë në fshatin Seman, për të bërë denoncimin.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, vajza ka thënë se autorët e sulmit vinin erdha bagëti, të ngjashme me atë të dhive.

SHKARKO APP